Kristian Sulaj është autori i dyshuar i vrasjes së Nard Polisë në Shkodër.

Në Gjykatën e Shkodrës ka lënë në burg  tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë në vrasjen e Nard Plisë.

Seanca, e cila kryesohej nga gjyqtari Andri Ymeri u zhvillua me dyer të mbyllura. Ndërkohë, ashtu si në polici, edhe para trupit gjykues ata kanë mohuar akuzën.

Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër u arrestuan të hënën (25 mars) nga policia lokale. Ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar i vrasjes, i identifikuar nga policia vetëm me inicialet K. S., 27-vjeç.

Si u zbuluan? 

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip Audi viktimën Nard Polia.

Sipas policisë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, e njëjta makinë është parë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar djegu motorin tip T Max, me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.

Pikërisht ishte kjo makinë që çoi policinë në ndalimin e tre shtetasve.

Mjeti tip Audi rezluton në pronësi të shtetasit Alfred Martini, një prej të ndaluarve.

Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit autorit të dyshuar të vrasjes K.S.

Më pas Martini deklaroi se 27-vjeçari ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites. 

20-vjeçari, së bashku me dy të ndaluarit e tjerë, Gilbert Toma dhe Kleandro Toma, kanë deklaruar se nuk kanë qenë fare në makinë.

Nga ana tjetër policia dyshon K.S., është ekzekutori me pagesë.

Pista e vrasjes – Nuk dihen ende motivet që çuan në vrasjen e 32 vjeçarit.

Pista e vetme ekzekutimit të Nard Polisë deri më tani mbetet e kaluara e tij. Para 8-9 vitesh ai është dënuar me 4 vite burg në Itali për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave.

Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje.