Videot e Salianjit të publikuara mbrëmë e kanë nxjerrë në konferencë për shtyp Petrit Vasilin e LSI. Për Vasilin “I gjithë opinioni publik është sot shumë më i tronditur se dje, shumë më i shqetësuar se dje, shumë më i revoltuar se dje, pasi është njohur me adio-përgjimet tronditëse, të cilat dëshmojnë qartë se Policia e Shtetit , shteti i ndërtuar nga Edi Rama me shokë është e gjitha në dorë të krimineleve, funksionon për ta, u bindet atyre dhe i paguan ata.

Të gjithe qytetaret nuk mund të shpresojnë më që ky shtet është në krahun e tyre, ndaj dhe janë vendosur njësh në një protestë mbarë popullore, e cila ndodhet sot anë e mbanë vendit dhe prej javësh të tëra është ajo që ka marrë fjalën në emër të shqiptarëve për t’u çliruar nga një shtet që në vend që t’i mbrojë qytetarët është armiku i tyre.”

Dhe kur flet LSI për audiopërgjime apo videopërgjime duhet dëgjuar se e ka pas në kurriz, ndaj Vasili tha se “Ka vetëm një zgjidhje, një dritëtë fort në fund të tunelit. Kjo është protesta popullore.”