Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas një ngjarjeje të ndodhur në Laç, ku i është vendosur tritol një linje transmetimi të energjisë. Ai shprehet se aktet e komanduara nga Basha dhe Berisha synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve

Taulant Balla: Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotem tek triotoli ndaj shtyllave te tensionit te larte, synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve.

Sot jemi dëshmitarë që prej ditëash PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.

Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve.