Një aksident i rëndë që ka përfunduar fatmirësisht pa njerëz të lënduar ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.

Një automjet tip “Volkswagen” ka fluturuar në ajër dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës tek Poliklinika e qytetit të Shkodrës.. E çuditshme se si me gjithë këtë aksident dhe mënyrën si ka përfunduar makina, shoferi ka shpëtuar për fat të mirë.

Aksidenti si në ndonjë skenë të “Fast&Furious”, ka mbledhur shumë kureshtarë rreth e rrotull, duke bërë supozime për çfarë kishte ndodhur.

Policia gjithashtu ka kryer veprimet procedurale e hetimore në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave.