Tronditet Fushë Kruja. Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në periferi të Fushë Krujës, duke ngjallur frikë dhe banorët te banorët e zonës.

Burimet bëjnë me dije, se tritoli i është vënë një makine tip “Golf 6”, prone e shtetasit Vesel Xaka.

Mësohet se Xaka është punonjës bashkie.

Informacion Paraprak

Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale . Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve