Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje bizneseve që të regjistrohen dhe të lëshojnë kupon, sepse pasojat ligjore janë të rënda.

Kryeministri u ndal te operacioni kundër informalitetit i cili ka nisur të zbatohet me kontrolle intensive në terren.

Rama paralajmëroi zero tolerancë për abuzuesit, ndërsa publikoi foto nga bizneset të cilave u është bllokuar aktiviteti.

“Stop informalitetit. Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese.
Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero tolerancë”, u shpreh Rama.