Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën që po zhvillohet kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Rama thotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet, pasi atë e kërkon shumica e qytetarëve.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë.”, shkruan Rama.