Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një herë të ditur qytetarëve se zgjedhjet do zhvillohen në 30 qershor.

Pasi u shpreh nga Berati se mazhoranca do shkojë në zgjedhje në 30 qershor, pavarësisht ç’dekretimit nga Meta, ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

“ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR! Natën e mirë”, shkruajti  Rama mbrëmë.