Lëvizja Socialiste për Integrim vijon sulmin ndaj aleatëve të Shqipërisë duke i bërë ata përgjegjës kryesor për krizën politike në vend. Përmes ish deputetit Petrit Vasili, LSI thotë se deklaratat e ndërkombëtarëve krijuan këtë gjendje. Ndërkohë, ai gjithashtu kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama pasi sipas tij negociatat nuk do të hapen. “Maqedonia OK,Shqiperia jo,Hanh dhe Tsipras flasin vetem per Maqedonine.

Qeveria dhe kryeministri sakrifikojne hapjen e negociatave per te shtyre disa dite ne karriget e thyera e tyre. Kriza e tmerrshme politike ne Shqiperi ku shkaku i vetem eshte kryeministri kerkon zgjidhje dhe largimi i tij eshte vetem hapi i pare. Shqiperia po paguan padrejtesisht per shkak te instalimit te nje qeverisjeje moniste,te kriminalizuar dhe te korruptuar.

Tani europianet po flasin vetem per Maqedonine e Veriut,po Shqiperia ku mbeti? Me pare Shqiperia ishte shume me afer hapjes se negociatave se sa Maqedonia po sot pse mbeti pas saj ? Pse nuk vene gishtin ne plage nderkombetaret? A mjaftojne deklarat klishe te tyre te cilat na prune ne kete dite? Lexoni çfare thote Komisioneri Hanh dhe Kryeministri Tsipras Në forumin e vjenës për prespektivat e Maqedonisë së Veriut Komisioneri Hanh deklaron: “I nderuar të jem këtu të prezantoj një histori të jashtëzakonshme suksesi në … ballkanin përendimor.

Një histori e cila tregon se si, vizioni, ndryshimi politik dhe vendosmëria mund të ndrryshojë rrugëtimin e një shteti: urime …Maqedonisë së Veriut”. Ndersa Kryeministri i Greqise Tsipras deklaron ne Financial Time: “Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”, deklaron Tsipras”, shkruan Vasili në Facebook.