Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me situatën politike, të cilën po kalon vendi. Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se arsyeja kryesore e humbjes së PD-së, ishte klima e përcarjes. Sipas tij, radikalizimi i PD-së megjithese mbeshtetet tek bemat e Rilindjes, fsheh ne menyre te genjeshtert arsyet kryesore te fitores se pushtetit nga Rama: deshtimin e Bashes.

Postimi i plotë i Kullurit: Ne 27 gusht te vitit 2013, pa u futur ende Rilindja ne zyrat e shtetit kam thene ne Neës 24 se “keta qe po vijne ne pushtet po sillen si partizanet ne 1945”!Me c’ka kuptoja sjellje revanshiste, delir  pushteti, triumfalizem dhe arrogance! Pergjimet e dala keto kohe vertetojne pikerisht ndjesine qe pata ato dite prej deklaratave dhe sjelljeve te para te “sektit rilindje”.

Nuk po silleshin si politikane por si cete clirimtaresh, jo si burokrate, por si komisare partie. Ishin te pamesuar me pushtetin pervec bashkise Tirane dhe NGO-ve te trashura ne vite me parate e Soros. U mungonte talenti, eksperienca dhe per rrjedhoje vetepermbajtja politike. Kujtonin se “historia niste me ta”! Nihiliste, arrogante, te paafte, fodulle qe tashme kane dale cullake nga pergjimet e Bild, me pak fjale te PAPERGJEGJSHEM! Por ajo qe me shqetesonte me kalimin e kohes nga 2014 e me pas nuk ishte me konfirmimi i ketej perceptimi qe kisha per Rilindjen, por simptomat e drejtimit te ri te partise time, PD-se! Shume Kordinatore kolege ne PD te zgjedhur nga Basha per ristrukturimin e PD ne 2014, po silleshin pothuaj njelloj.

Pa eksperiencen e politikanit qe respekton traditen e PD, filluan ti ndanin demokratet ne te Bashes dhe Olldashit. Ne “te korruptuar dhe te ndershem”, “te rinj dhe te vjeter”. Merrnin neper goje ministra dhe deputete me te drejte dhe pa te drejte vetem me qellim per tu zene vendin, pa u ballafaquar me veten dhe historine e partise.

Pergjithesisht si ish burokrate te niveleve te 2-ta ne qeverisjen 2005-2013, po gjykonin si “mbeturina te se shkuares” mbare e mbrapsht njerezit qe mbajten peshen kryesore te qeverisjes se PD! Njesoj sic Rilindja sulmonte kundeshtaret ne opozites si “e shkuara”! Ne krye te ketij grupi qe po percante partine ne baze qendronin ish PDR-iste, UET-iste dhe ca ish burokrate kryesisht medioker dhe pa kontribute te rendesishme.

Njesoj si “Rilindasit” edhe “Republiksat e Rinj” kishin vec ambicie, por pothuaj asgje per te ofruar! Por mungesa e eksperiences, fodulleku, perbuzja per historine e partise dhe njerezve qe e kishin bere historine na coi ne nje rrudhje te votave ne 2017, pavaresisht se nje pjese e votave jane blere. Klima e percarjes te partise ishte shkaku kryesor i humbjes. Por nese Rilindja erdhi ne pushtet, Republika e Re humbi turpshem.

Shumica e demokrateve e dijne se votat jane blere sic po del edhe ne pergjime, ashtu sic e dijne po aq mire se marreveshja Rama-Basha dhe lista idioteske e Bashes ishin ne fakt, faktori kryesor i humbjes se zgjedhjeve. Ndaj dhe radikalizimi i PD megjithese mbeshtetet tek bemat e Rilindjes, fsheh ne menyre te genjeshtert arsyet kryesore te fitores se pushtetit nga Rama: deshtimin e Bashes. Perplasja e sotme ka vetem nje shpjegim: dy gjysem te verteta nuk bejne nje te vertete te madhe, por dy genjeshtra!