Një bankomat ka rënë pre e disa grabitësve mëngjesin e sotmën në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur “në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar”.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe  po  punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.