Gazeta më e madhe e Pakistanit në gjuhën angleze ”The Express Tribune” rendit pesë vendet me shumicë myslimane, që nuk duhen humbur së vizituari.

Sipas kësaj gazete, Shqipëria ndodhet në pesë vendet kryesore që përbëjnë trend në në destinacionet turistike për këtë vit.

”Një sekret i jashtëzakonshëm ballkanik i ruajtur më së miri, Shqipëria ka një pafundësi atraksionesh natyrore që duket se duhet të jetë në listën e çdo blogeri udhëtimesh. Çdo gjë, që nga malet me kurora dëbore te plazhet e kristalta dhe një trashëgimi të fortë islame në zemër të kryeqytetit të saj kozmopolit”, shkruan ”The Express Tribune”.

”Por, jo vetëm kjo, pasi Shqipëria ka një histori të shquar mikpritjeje. Le të mos harrojmë faktin shqiptarët mbrojtën hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist dhe të gjithë ata arritën të mbijetonin në Shqipëri”, shton gazeta.

”Riviera Shqiptare. Mendoni plazhe me rërë me ujëra blu në jeshile, rrugë të gurta dhe lule kudo. Plazhet më të mira për t’u vizituar janë Dhërmiu, Drimadhe, Vuno, Qeparo dhe qyteti bregdetar i Himarës”, përfundon gazeta më e madhe e Pakistanit në gjuhën angleze ”The Express Tribune”./