Liqeni artificial në parkun Westgate, Melbourne ka vetëm disa javë që është kthyer në një ngjyrë rozë të çelët.Dhe  u kthye kështu në vendin e preferuar të njerëzve të Instagramit.

Që prej atëherë njerëzit janë dyndur për në park në mënyrë që ta kapin fenomenin e çuditshëm në kamera.

Sipas TripAdvisor, Westgate Park është një vend i vendosur në zemër të Melbournit industrial.

Ky vend dikur ishte një djerrinë në zemër të qytetit industrial australian, por autoritetet kanë hedhur shumë para në transformimin e zonës në një strehë për kafshë të egra.

Çdo vit ujërat e kripura të liqenit marrin vëmendjen e vizitorëve pasi që në vitin 2013, çdo verë, uji kthehet në ngjyrë rozë për shkak të një fenomeni natyror.