Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në një biznes, lokal. Nga shpërthimi ka mbetur të lënduar tre vajza edhe një djalë, kalimtar të cilët ka marrë trajtim mjekësor.

Nga informacionet paraprake, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në lokal. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari. Janë thyer xhamat e argjendarisë, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit me eksploziv. janë dëmtuar edhe disa biçikleta me GPS që përdoren nga të rinjtë në Tiranë, ndërsa për të shmangur rrezikun policia e Shtetit ka evakuuar të pranishmit, pasi në lokal ka edhe bombola të tjera gazi.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën “Vaso Pasha”.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe Rebani Jaupi, drejtori i Policisë së Tiranës.