Capital T, ka disa ditë që po qëndron në Tiranë, ku si duket po e realizon videoprojektin e tij të ri muzikorë.

Për shkak të një fotografie që ai e publikoi bashkë me këngëtarët Alban Skënderaj dhe Yll Limani, në media filloi të spekulohet se Capital T do ta sjellë një bashkëpunim me këtë dyshe, bën të ditur “Express” i KTV-së.

Por, krejt çka dimë me siguri është se kënga e mban titullin “Kujtime” dhe do të lansohet gjatë javës që vjen.