Është njëra nga femrat më të suksesshme në botë.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha edhe këtë vit korri suksese të mëdha sa i përket karrierës muzikore, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, postimet e së cilës komentohen pothuajse gjithnjë nga fansat.

Së fundmi ajo është zemëruar aq shumë saqë në disa postimet e publikuara në Twitter ‘shpërthen’ me fjalë banale.

“Pse njerëzit bëhen të çuditshëm kur ju flet për nevojën e madhe? Atë e bën e dashura jote, atë e bën i dashuri yt… Edhe Beyonce, por e ka të arit”, ka shkruar 28-vjeçarja.

Poashtu, “Më vjen keq që jam një bushtër”, shkruan në postimin tjetër të saj.