Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tropojë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën një 9-vjeçar, e ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, ku dy automjete tip “Benz” dhe “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë pasoja fatale. Të plagosur kanë mbetur B.Ç, Z.M, A.Ç, A.Ç, H.L e ndërsa 9-vjeçari me inicialet E.Ç, 9 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ku grupi hetimor ku po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.